Sport

Nations League/ Probleme te Gjermania, gjysma e ekipit rrezikon pezullimin…

Kombëtarja gjermane po përballet me vështirësi serioze përpara sfidës me Italinë në çerekfinale të Nations League.

19 Mars 2025, 11:30 Nga DOSJA

Nations League/ Probleme te Gjermania, gjysma e ekipit rrezikon

GJERMANI - Trajneri Julian Nagelsmann (37 vjeç) duhet të rimendojë strategjinë, sipas TMW, veçanërisht në repartin sulmues, për shkak të mungesave të rëndësishme në skuadër.

Florian Wirtz dhe Kai Havertz nuk do të mund të luajnë në këtë dyluftim, gjë që komplikon planet taktike të trajnerit gjerman, i cili është mësuar të mbështetet në sistemin 4-2-3-1.

Probleme për Nagelsmann…

Në këto kushte, i vetmi titullar i sigurt në vijën sulmuese është Jamal Musiala, perla e Bayern Munichut. Sa i përket pozicionit të sulmuesit qendror, favorit për të nisur ndeshjen është Tim Kleindienst, golashënuesi më i mirë i Borussia Mönchengladbach, i cili po bën një sezon të shkëlqyer në Bundesligë, me 15 gola të shënuar.

Përveç vështirësive në sulm, Gjermania duhet të jetë e vëmendshme edhe për situatën e lojtarëve në rrezik pezullimi.

Jo më pak se pesë futbollistë të rëndësishëm janë një hap larg mungesës së ndeshjes së kthimit në Dortmund, e planifikuar për më 23 mars. Këta janë katër mbrojtës: Joshua Kimmich, Antonio Rüdiger, David Raum dhe Nico Schlotterbeck, plus mesfushori mbrojtës Robert Andrich.

Duke qenë se UEFA nuk i anulon kartonët e verdhë deri para turneut Final Four, Nagelsmann duhet ta menaxhojë këtë situatë me kujdes, për të shmangur të shohë mbrojtjen e tij të shkatërruar në ndeshjen e dytë.

Ndeshja e parë mes Italisë dhe Gjermanisë do të luhet më 20 mars. Fituesi i sfidës dyshe do të përballet në gjysmëfinale me ekipin fitues të duelit Danimarkë - Portugali.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll