Sport

Genoa vendosur për fatin e trajnerit Viera! Njoftimin e bëri COE I klubit…

Patrick Vieira (48 vjeç) I ka bindur zyrtarët e Genoas për të vazhduar marëveshjen midis tyre

19 Mars 2025, 12:00 Nga DOSJA

Genoa vendosur për fatin e trajnerit Viera! Njoftimin e bëri COE I

ITALI - Patrick Vieira do të qëndrojë te Genoa! Kjo është dëshira e fortë e drejtuesve të klubit, e shprehur qartë nga drejtori ekzekutiv Andres Blazquez, i cili konfirmoi se trajneri francez është pjesë e planeve të ardhshme të skuadrës.

"Vieira ka një kontratë me ne dhe ne duam që ai të vazhdojë. Ai është një trajner i jashtëzakonshëm, ai ka treguar se di të ndërtojë një ekip të bashkuar dhe konkurrues.

Ai ka arritur ta transformojë ekipin dhe të arrijë rezultate solide, dhe ne jemi shumë të kënaqur me punën e tij," tha Blazquez, sipas Primocanale.

Që nga ardhja e tij, Vieira ka arritur të ndryshojë fytyrën e ekipit kuqeblu, duke i larguar ata nga zona e rënies dhe duke konsoliduar pozicionin e tyre në mes të renditjes. 

Vieira nuk ka emocione për të ardhmen e tij…

Me 35 pikë pas 29 xhirove, Genoa ndodhet në vendin e 12-të në Serie A, larg zonës së nxehtë të renditjes.

"Ne kemi shumë lojtarë të talentuar në akademinë tonë dhe do të sjellim edhe më shumë sezonin e ardhshëm. Patrick ka një qasje të shkëlqyer për të promovuar të rinjtë dhe kjo është thelbësore për projektin tonë," shtoi zyrtari i klubit.

Kështu, e ardhmja e Vieira-s duket e qartë: Genoa ende e dëshiron atë në stolin teknik dhe puna e tij këtë sezon i jep besim se do të jetë në gjendje të performojë në klubin e Serisë A.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll