Politike

"Veç moj kaj Rame"/ Basha vijon replikat në distancë me kryeministrin: Me ekuacionin 7x7=313 i ke veshur shokët me këmishë burgu!

Menjëherë pas përfundimit të telefonatës, rreth 45 dronë shënjestruan rajonin rreth Kievit me zjarr kundërajror që u dëgjua në të gjithë kryeqytetin gjatë natës

19 Mars 2025, 11:31 Nga B.Z
"Veç moj kaj Rame"/ Basha vijon replikat në distancë
Rama-Basha

TIRANË - Lulzim Basha ka vijuar replikat në distancë me kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë në një takim me kandidatët për deputet sot në Elbasan u shpreh me ironi se Basha ka lindur me këmishë nate dhe e do fort gjumin.

Pas kësaj ka ardhur dhe përgjigja e Bashës. Në një video në rrjete sociale, Basha përshëndet sërish Ramën me këngën e Unikkatil "Ku i ke shokët", ndërsa e pyet: Çfarë këmishe ka veshur Lali Eri dhe shokët e tjerë në burg? 

Basha thotë më tej se me ekuacionin 7x7=313, Rama i ka veshur shokët me këmisha vija vija.

"Veç mos kaj, veç mos kaj Rame. Me këmishë ë, po çfarë këmishe, këmishë nate apo këmishë burgu? Ku i ke shokët Rame, çfarë këmishe ka veshur Lali Eri? Po Lir Beqja? Vetëm Beni ka shpëtuar për momentin. Hajde Rame, këmish vija vija shokëve. 7x7, 313",- thotë Basha. 

 
 

 

edi rama- lulzim basha

Sondazh

Poll