Politike

"Të kam sjellë një dorë dhe nga Shqipëria"/ Homazhet për Haxhi Thaçin, Spiropali: Në mungesë të Hashimit do të të përcjellim ne...

Spiropali tha se askujt, përveç Serbisë, nuk i bënë nder fakti që udhëheqësit e UÇK-së janë në Hagë duke u shprehur se në mungesë të Hashimit, të cilit nuk iu lejua ardhja në ceremoni nga Gjykata Speciale, përfaqësues nga e gjithë Shqipëria janë të pranishëm.

18 Mars 2025, 13:28 Nga B.Z
"Të kam sjellë një dorë dhe nga Shqipëria"/
Elisa Spiropali

KOSOVË - Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ndodhet sot në Kosovë aty ku po merr pjesë në homazhet në nder të babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi i cili ndërroi jetë ditën e diel.

Spiropali ka mbajtur një fjalim për të pranishmit, ndërsa u ndal edhe te refuzimi i kërkesës së ish-presidentit Thaçi nga Gjykata e Hagës, për të marrë pjesë në varrim.

Spiropali tha se askujt, përveç Serbisë, nuk i bënë nder fakti që udhëheqësit e UÇK-së janë në Hagë duke u shprehur se në mungesë të Hashimit, të cilit nuk iu lejua ardhja në ceremoni nga Gjykata Speciale, përfaqësues nga e gjithë Shqipëria janë të pranishëm.

“Shumë i nderuar e shumë i dashur Hashim që na mungon në këtë përcjellje të babait tënd, sepse padrejtësitë politike e kombëtare të burgosjes tënde dhe luftëtarëve të tjerë, sot iu shtua edhe një padrejtësi morale e njerëzore. Të dashur familjarë të atdhetarit Haxhi Thaçit. Ky burrë për të cilën morëm të gjithë rrugën për në Skënderaj, është shembull se si një njeri i thjeshtë mund të bëhet atdhetar i madh. Përkushtimi i përditshëm i një burri në dukje i zakonshëm, frymëzojnë. Kjo është e mundur kur urtësia, ndjeshmëria, lidhjet e forta me njerëzit, i një burri që duket i zakonshëm, shumëfishohen, ndryshohen, shumëfishojnë sakrificat.

Faleminderit burrit e patriotit që na dha Hashim Thaçin, udhëheqësin politik të UÇK-së, lufta e të cilës me mbështetjen e popullit, e të Amerikës dhe NATO-s e ka bërë Kosovën shtet të lirë. Nuk i bënë nder askujt përveç armiqve të lirisë, fakti që Hashim Thaçi dhe udhëheqësit kryesorë të UÇK-së janë sot në shtatë penxheret në Hagë. Si viktima të një drejtësie që po bëhet iluzion, e po shkallmon vlerat, parimet e standardet e drejtësisë. I vuri vulën me ndalimin e Hashim Thaçit për t’i dhënë lamtumirën babait të vet. Baca Haxhi në vend të Hashimit kemi ardhur të të përcjellim nga Shqipëria e nga gjithë shqiptaria.
Të kam sjell edhe një dorë dheu nga Shqipëria. Lamturmirë atit të atit të pavarësisë së Kosovës”, tha Spiropali.

haxhi thaci elisa spiropali hashim thaci

Sondazh

Poll