Politike

Hasani vizitë në Francë, takim me homologun Barrot: Shqipëria e përkushtuar ndaj stabilitetit rajonal dhe rrugëtimit evropian

Hasani u prit nga homologu francez Jean-Noël Barrot, teksa u vlerësua edhe progresi i Shqipërisë drejt BE-së dhe kontributi në stabilitetin rajonal.

18 Mars 2025, 12:49 Nga M.B
Hasani vizitë në Francë, takim me homologun Barrot:
Foto nga takimi

FRANCA- Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Igli Hasani zhvilloi një vizitë zyrtare në Francë. Hasani u prit nga homologu francez Jean-Noël Barrot, teksa u vlerësua edhe progresi i Shqipërisë drejt BE-së dhe kontributi në stabilitetin rajonal. Palët diskutuan edhe rreth Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili do të zhvillohet më 16 maj 2025 në Tiranë.

“Mirënjohje të thellë Francës thellë për mbështetjen e pakursyer ndaj rrugëtimit evropian të Shqipërisë. Zhvillimi i samitit në Tiranë, dëshmi se Shqipëria është e përkushtuar ndaj stabilitetit rajonal dhe rrugëtimit evropian”, u shpreh ministri.

Në fokus të takimit kanë qenë edhe një serë temash me rëndësi lidhur me marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve tona, avancimin e projekteve të rëndësishme në sektorë të ndryshëm, zhvillimet rajonale, bashkëpunimi në organizatat ndërkombëtare, procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe Komuniteti Politik Evropian. Të dyja palët kanë vlerësuar dialogun e fortë politik që ekziston aktualisht me Shqipërisë dhe Francës, i reflektuar ky edhe nëpërmjet vizitave të nivelit të lartë të kohëve të fundit.

Takimi u përqendrua gjithashtu edhe në disa çështje strategjike, përfshirë Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili do të zhvillohet më 16 maj 2025 në Tiranë, si dhe situatën e sigurisë në Evropë. Të dy ministrat theksuan rëndësinë e këtij Samiti si një mundësi për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të nxitur angazhimin e përbashkët për stabilitetin dhe paqen.

“Fakti që zhvillohet në vendin tonë është dëshmi e qartë e përkushtimit të Shqipërisë ndaj stabilitetit rajonal dhe ambicies sonë të pandalshme për të thelluar integrimin me BE-në. Për Shqipërinë, ky samit nënkupton shumë. Do të thotë thellim i bashkëpunimit për sfidat gjeopolitike, si dhe rritje e fokusit në adresimin e temave si siguria energjitike, menaxhimi i migrimit, veprimet për mbrojtjen e klimës, dhe zhvillimi ekonomik”, tha Hasani për njoftimin. 

igli hasani

Sondazh

Poll