Politike

"S'më the ku i ke shokt"/ Rama vijon replikat ironike ndaj Bashës: Eh mor Lul! Ti ke lind me këmishë nate, është i dashuruar gjumi me ty...

Rama ka thënë se nuk i është përgjigjur pyetjes së Bashës pasi nuk ka dashur ta lëndojë, pasi vetë ky i fundit është braktisur nga të vetët.

18 Mars 2025, 12:19 Nga B.Z
"S'më the ku i ke shokt"/ Rama vijon replikat ironike ndaj
Edi Rama Lulzim Basha

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat ironike kundrejt Bashës. Në një video të publikuar më herët Basha e përshëndeti Ramën me këngën e Unikkatil "Ku i ke shokët" referuar arrestimeve nga radhët e PS, ndërsa kreu i qeverisë i është përgjigjur po me ironi.

Rama ka thënë se nuk i është përgjigjur pyetjes së Bashës pasi nuk ka dashur ta lëndojë, pasi vetë ky i fundit është braktisur nga të vetët. Lidhur me faktin pse është në listë të mbyllur të Tiranës, Rama ironizon duke thënë se është futur pikërisht pasi e ka trembur futja e Bashës në garën e zgjedhjeve të 11 Majit.

 

Rama:  E po prap përgjumësh ti mor burrë. Si mo pyeta unë për ty kur ti më çove video. Vetë ma çove o Rame ku je o Rame ku je. I madh je. Ti në listë të hapur ëë i fortë je bravo. Po ishalla ta beson njeri këtë atë hall kam unë se për mua okej. Po sa deputetë do nxjerrësh në Tiranë apo të gjithë, ma thuaj pak këtë se me zor po pres. 

Eee e thash mo, e thash o Lul po do jem në listë të hapur kur më rrejti mendja se ti skishe për tu zgjuar për këtë vit por kur pashë që dole ti në fushë thash ik me vrap shko futu mbyllu aty në listë se erdhi Lul suferina, ik Edi Rama se po të merr para siç të ka marrë me atë rrugën e vet të fitoreve të njëpasnjëshme. 

Eh mor Lul nuk i kupton dot ti ata që nuk i zë gjumi. Ti ke lind me këmishë nate, është i dashuruar gjumi me ty nuk të ndahet, ndërsa mua s'më do gjumi fare dua Lulin thotë. Jo se nuk u përgjigja për shokët por thjesht nuk desha të të lëndoj. Ti për vete je jetim fare. Të ikën të gjithë, në fakt ikën ata apo ike ti. Më duket se të nxorrët ata ty në shtëpi të madhe tek pullë po ti aha buza vesh më vesh flokët pik njësoj sikur fitoje me mua. Dhe më thua mua ku i ke shokët. PS është shtëpi e madhe Lul, një mije mijëra ngrihen, e prit se sa do të ngrihen më 11 Maj. Po euroatlantikëve si do ju shkojë puna thuaj. Ore shiko po kjo Aleanca Madhështore si të duket mo?

 

edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll