Politike

"Isha thirrur si një nga 5 mln shqiptarët"/ Murrizi pas daljes nga SPAK: Një fshat e mbaroi Kraja avash avash do mbarojë edhe fshati tjetër

Murrizi u shpreh se në SPAK ishte thirrur si një nga 5 milionë shqiptarët, pa dhënë detaje të tjera.

18 Mars 2025, 12:59 Nga E. D
"Isha thirrur si një nga 5 mln shqiptarët"/ Murrizi pas
Muslim Murrizi

TIRANË- Kandidati për deputet për Partinë Demokratike, Muslim Murrizi tha pas daljes nga ambientet e SPAK, se për çfarë ishte thirrur në institucionin e drejtësisë. Murrizi u shpreh se në SPAK ishte thirrur si një nga 5 milionë shqiptarët, pa dhënë detaje të tjera. Teksa po fliste para gazetarëve Murrizi solli gjithashtu në vëmendje edhe kohën kur prokurori Arben Kraja, thirri në Gjykatë për të dëshmuar banorët e një fshati në Berat.

"Nuk i njoh këta të ndërmarrjes së SPAK si emra. Hyra me duar në xhepa, për materiale shtesë janë këta që vijnë me dosje. Unë për fatin e keq mbaj mend shumë nuk kam nevojë për letra.

Qëndrimet publike nuk ka SPAK që mi ndalon mua. Qëndrime publike e politike do vazhdoj të bëj prapë, ato që di unë. Isha thirrur si një nga 3 milionë e 800 mijë votuesit dhe si një nga 5 milionë shqiptarët.

Çudi që të shkojnë të gjithë nuk është, e mbani mend Krajën kur thirri të gjithë fshatin? Ka korrur apo s’ka korrur me autokombajnë? Një fshat e mbaroi Kraja, avash avash do mbarojë edhe fshati tjetër," tha Murrizi. 

muslim murrizi

Sondazh

Poll