Politike

Rama në Kuçovë: Banka e Shqipërisë do të vendosë 250 milionë euro në shërbim të bizneseve të vogla dhe të mesme për bujqësinë

Gjithashtu ai u bëri thirrje sipërmarrësve të agroturizmit që të fokusohen edhe te agropërpunimi, në mënyrë që të dalin në treg me produktet e veta.

18 Mars 2025, 11:44 Nga M.B
Rama në Kuçovë: Banka e Shqipërisë do të
Edi Rama

KUÇOVA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një takimi në Kuçovë ku ka folur për agroturizmet e qarkut Berat. Rama tha se Banka e Shqipërisë do të financojë me 250 milionë euro në shërbim të bizneseve të vogla dhe të mesme që kanë në fokus bujqësinë. Gjithashtu ai u bëri thirrje sipërmarrësve të agroturizmit që të fokusohen edhe te agropërpunimi, në mënyrë që të dalin në treg me produktet e veta.

“Unë flas me njerëz që janë dëshmitarë të transformimit dhe mirësisë që sjell një mund dhe investim. Kthen përmbys edhe një ekuacion që sipas të cilit është e pamundur të bësh bujqësi, të gjesh treg, duke qenë larg rrjeteve ku mund të hysh në treg. Një argoturizëm e sjell vetë tregun te dera jote.

Sot dua të ndaj me ju risinë e dy linjave të reja të financimit, duke u nisur te linja e re e Bankës së Shqipërisë. Do vendosen 250 milionë euro në shërbim të bizneseve të vogla dhe të mesme, të fokusuara te bujqësia. Ju nxis të shihni pak më tutje, edhe te agropërpunimi, të dilni në treg me produktet tuaja”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll