"Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë e Madhe" në garë me numrin 1/ Meta: Koalicioni ynë del po i pari më 11 maj
Ilir Meta TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë një reagim lidhur me renditjen me numrin 1 në flet&eum...
Sot në Tiranë është nënshkruar një memorandum trilateral në fushë e mbrojtjes.
TIRANA- Ministri Mbrojtës së Shqipërisë, Pirro Vengu ka pritur sot homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedonici dhe homologun kroat Ivan Anusic. Arsyeja e kësaj pritjeje qëndron në faktin se sot në Tiranë është nënshkruar një memorandum trilateral në fushë e mbrojtjes.
Ky memorandum i nënshkruar ka për qëllim, promovimi i bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve, kundërveprimi ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimi i qëndrueshmërisë strategjike, ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin Euro-Atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale.
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu u shpreh se për një kohë të shkurtër kanë arritur të bëjnë shumë gjëra për tre shtetet.
“Falënderoj për çdo gjë që kemi bërë deri tani së bashku dhe një kohë shumë të shkurtër kemi arritur të bëjmë shumë gjëra për tre shtetet tona. Shpresoj që deklarata jonë të zgjerohet edhe më shumë dhe të kemi rezultate”, tha Vengu.
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka thënë se synimi i këtij bashkëpunimi nuk është rast kërcënimi për askënd, është mesazh për ata që synojnë të kërcënojnë rajonin.
“Synimi i këtij bashkëpunimi nuk është rast kërcënimi për askënd, është mesazh për ata që synojnë të kërcënojnë rajonin, ne u tregojmë qe jemi së bashku dhe nuk do te lejojmë qe askush të destabilizoi rajonin. Rëndësia e këtij bashkëpunimi shtrihet edhe në rrafshin tjetër, veçanërisht në aspektin e industrisë së mbrojtjes dhe shkëmbimit të personelit në aspektin e trajnimit e po ashtu mbështetjen e pa rezervë të dy vendeve për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike”, tha Maqedonci.
Ilir Meta TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë një reagim lidhur me renditjen me numrin 1 në flet&eum...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi live në rrjetet sociale ka vijuar me sulmin ndaj opozit&...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet kundrejt opozitës teksa ishte duke ju përgjigjur pyetjeve të komentuesve n&eum...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama ju është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në rubrikën online Sy m'sy. Kreu i q...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka replikuar një komentues live i cili iu drejtua duke thënë që shqiptarët s’kan...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të martë me përgjigjet e pyetjeve të komentuesve në rub...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama vijoi të fliste sot live në rrjetet sociale për integrimin në BE, duke thënë se t...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur edhe këtë të martë pyetjeve të komentuesve për...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha se tani furnizimi me ujë në të gjithë vendin pothuajse është i real...
Foto ilustruese TIRANA- Lidhjet e deputetes socialiste dhe kryetares së Komisionit Parlamentar të Ligjeve Klotilda Bushka me p&eum...