Aktualitet

Shefja që refuzon legalizimin/ Përse nuk zbatohet ligji për këtë qytetar?

Por, dokumentet që Dosja.al ka siguruar tregojnë një tjetër histori. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes një përgjigjeje zyrtare nga Hekurudha SH.A, ka sqaruar se banesa nuk shkel asnjë kriter ligjor. Sipas verifikimeve në terren, ndërtesa ndodhet 38 metra larg brezit hekurudhor, ndërkohë që për zonat urbane, leja kërkohet vetëm për objektet brenda një distance prej 25 metrash nga kjo vijë.

18 Mars 2025, 12:18 Nga I.A
Shefja që refuzon legalizimin/ Përse nuk zbatohet ligji për
ASHK

TIRANË- Një denoncim i fortë ka mbërritur në redaksinë tonë lidhur me refuzimin e legalizimit të një banese njëkatëshe pranë hekurudhës Kashar-Tiranë. Drejtoria Vendore Tirana-Veri ka refuzuar të japë miratimin për legalizim, me arsyetimin se objekti ndodhet pranë vijës hekurudhore. Kjo sipas drejtorit të Kadastrës Erjon Galanxhi dhe sipas shefes së legalizimit Ilva Macolli, përbën shkelje ligjore.

Por, dokumentet që Dosja.al ka siguruar tregojnë një tjetër histori. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes një përgjigjeje zyrtare nga Hekurudha SH.A, ka sqaruar se banesa nuk shkel asnjë kriter ligjor. Sipas verifikimeve në terren, ndërtesa ndodhet 38 metra larg brezit hekurudhor, ndërkohë që për zonat urbane, leja kërkohet vetëm për objektet brenda një distance prej 25 metrash nga kjo vijë. Me fjalë të tjera, objekti e plotëson kushtin për legalizim dhe duhej të ishte miratuar njësoj si ndërtimet e tjera pranë tij.

Një detaj edhe më shqetësues është fakti se disa ndërtesa të tjera në të njëjtën zonë janë legalizuar, ndërsa banesa në fjalë, e shënuar në dokumentacion me ngjyrë të verdhë, vazhdon të mbetet jashtë procesit, pa një arsye të qartë. Kjo sjell dyshime mbi standardet e përdorura nga institucionet përgjegjëse dhe mbi transparencën e këtij procesi.

Përse një banesë që i përmbush të gjitha kriteret ligjore nuk po legalizohet? A është ky një rast i trajtimit selektiv nga autoritetet? A ka ndonjë interes të fshehur pas këtij vendimi?

Por ky rast nuk është i izoluar. Dhjetëra qytetarë hasin probleme të ngjashme, duke u përballur me refuzime të pashpjegueshme dhe burokraci të tejzgjatur. Në një kohë kur qeveria ka premtuar procese të shpejta dhe të drejta për legalizimin e ndërtimeve, raste si ky tregojnë një tjetër realitet, atë të vendimeve arbitrare, mungesës së transparencës dhe ndoshta edhe ndikimeve të tjera të paqarta.

A do të ndërhyjnë institucionet për të zbatuar ligjin? Apo do të vazhdojmë të shohim raste ku disa përfitojnë ndërsa të tjerët mbeten peng i vendimeve subjektive të zyrtarëve? Kjo është një çështje që kërkon një përgjigje urgjente dhe një zgjidhje të drejtë. Në të kundërt, iu takon institucioneve të tjera që të kuptojnë përse Macolli refuzon të zbatojë ligjin.

ilva macolli erjon galanxhi

Sondazh

Poll