Aktualitet

Vodhi një automjet, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë

Policia bën të ditur gjithashtu se gjatë operacionit është gjetur dhe sekuestruar automjeti i vjedhur.

18 Mars 2025, 12:26 Nga E. D
Vodhi një automjet, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë
foto ilustruese

TIRANË- Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi vodhi 1 automjet dhe tentoi të vidhte në 2 automjete të tjera që iu theu xhamat. Policia bën të ditur gjithashtu se gjatë operacionit është gjetur dhe sekuestruar automjeti i vjedhur. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 16.03.2025, ka vjedhur me thyerje produkte të ndryshme në lokalin e shtetasit L. H. dhe automjetin e këtij shtetasi, si dhe ka tentuar të vjedhë në 2 automjete të tjera të parkuara afër këtij lokali, të cilëve iu ka thyer xhamat. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e vjedhur nga 47-vjeçari. Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll