18 Mars 2025, 11:30
Nga M.B
Lulzim Berisha
TIRANA- Ish-kreu i bandës së Durrësit Lulzim Berisha pritet të ekstradohet sot nga Spanja. Në gusht 2024 Gjykata Kombëtare e Spanjës vendosi të ekstradojë drejt Shqipërisë të shumëkërkuarin, nga autoritetet shqiptare. Ish-kreu i bandës së Durrësit i cili u arrestua po në vitin 2024 në Spanjë, dhe kishte refuzuar kthimin në Shqipëri me justifikimin se i rrezikohet jeta. Prokuroria spanjolle e rrëzoi këtë pretendim me argumentin se atij i rrezikohet jeta vetëm jashtë burgut dhe duke e dorëzuar te autoritetet shqiptare, ai nuk do të rrezikohet.
Lulzim Berisha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Berisha u lirua me kusht nga burgu në 5 dhjetor të vitit 2016, 5 vite para afatit nga trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit Durrës. 4 vite më pas, Berisha është shpallur në kërkim nga SPAK, pasi akuzohet për ngjarje të tjera kriminale, vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.
Dosja për vrasjen e bujshme të ndodhur në 26 Shkurt të vitit 2005 u hap pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi, i cili pretendon se gjithçka u bë nga Plarent Dervishaj dhe Indrit Taullai me urdhër të Lulzim Berishës. Lulzim Berisha "ra" edhe në sitën e OFL, e cila njoftoi se ai është subjekt i paketës Anti-KCK dhe se i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë dhe burimin e origjinës.
Në tetor 2024 Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishajt, të cilët akuzohen për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame. Vendimi për pushimin e çështjes u dha me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Kjo është hera e dytë që SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes, me argumentin se nuk ka prova që implikojnë këta dy persona në vrasjen e Lames. Herën e parë, trupa e gjykimit ia ktheu kërkesën prokurores Elida Kaçkini, duke kërkuar nga kjo e fundit hetime shtesë.
lulzim berisha
Aktualitet
18 Mars 2025, 11:22
Dosja
\
Nuredin Dumani
TIRANË - Po mbahet edhe këtë të martë seanca gjyqësore për të penduarin e drejtësisë Nure...
Aktualitet
18 Mars 2025, 11:17
Dosja
Foto ilustruese
TIRANË - Funksionimi i Gjykatës Administrative të Apelit me trupë të plotë gjatë vitit 2024 duket se ka ...
Aktualitet
18 Mars 2025, 10:44
B.Z
Pamje nga plumbat
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi që ju bë kompanisë farmaceutike CFO Pha...
Aktualitet
17 Mars 2025, 15:18
I.A
Sulmi
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga sulmi me armë zjarri ndaj kompanisë farmaceutike CFO Pharma në autostrad...
Aktualitet
18 Mars 2025, 10:17
B.Z
Gentjan Bejtja
TIRANË - Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Ilir Beqarajn i dyshuar si autor i vrasjes së ish-polic...
Aktualitet
18 Mars 2025, 10:10
B.Z
TIRANË - Një 51-vjeçar është arrestuar në Shqipëri me qëllim ekstradimi drejt Italisë aty ku rezulton të j...
Aktualitet
18 Mars 2025, 09:53
B.Z
Pamje nga vendngjarja
TIRANË - Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen që u raportua këtë paradite ku kompani...
Aktualitet
18 Mars 2025, 09:44
B.Z
Pamje nga vendngjarja
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua paraditen e kësaj të...
Aktualitet
18 Mars 2025, 09:22
B.Z
Pamje nga vendngjarja
TIRANË - Kompania e "CFO Pharma", është qëlluar me breshëri plumbash gjatë natës. Kompania e cila ...
Aktualitet
18 Mars 2025, 08:42
B.Z
Dëbora
TIRANË - Moti ka bërë kthesën e papritur mëngjesin e kësaj të marte. Edhe pse jemi zyrtarish në stin&eu...