Aktualitet

I dënuar në Itali për trafikim droge, arrestohet me qëllim ekstradimi 51-vjeçari shqiptar (EMRI)

Në pranga ka rënë Albert Koni, i cili sipas policisë është dënuar nga Gjykata e Torinos me 4 vjet burgim për trafikim të lëndëve narkotike.

18 Mars 2025, 10:10 Nga B.Z

I dënuar në Itali për trafikim droge, arrestohet me qëllim

TIRANË - Një 51-vjeçar është arrestuar në Shqipëri me qëllim ekstradimi drejt Italisë aty ku rezulton të jetë i dënuar për trafikim droge.

Në pranga ka rënë Albert Koni, i cili sipas policisë është dënuar nga Gjykata e Torinos me 4 vjet burgim për trafikim të lëndëve narkotike. Koni është arrestuar në Maminas dhe Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e tij në Itali.

Njoftim i Policisë

I dënuar nga Gjykata e Torinos, me mbi 4 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Maminas dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 51-vjeçari.

Në vazhdën e operacioneve të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në ndërkombëtar që fshihen në Shqipëri, si dhe si rezultat i bashkëpunimit me homologët e Policisë italiane, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Operacionalja 34”.

Gjatë operacionit, është kapur në Maminas dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Albert Koni, 51 vjeç, banues në Maminas.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, me vendimin e datës 10.01.2025, e ka dënuar me 4 vjet, 5 muaj dhe 21 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

ektradim albert koni

Sondazh

Poll