Aktualitet

Ngjarja u tentua të fshihej?/ Dalin detaje nga sulmi ndaj CFO Pharma, policia u njoftua 6 orë me vonesë

Mësohet se sulmi ka ndodhur gjatë natës, rreth orës 02:00, ndërkohë që policia është njoftuar për ngjarjen vetëm në orët e para të mëngjesit 08:00. 

17 Mars 2025, 15:18 Nga I.A
Ngjarja u tentua të fshihej?/ Dalin detaje nga sulmi ndaj CFO Pharma,
Sulmi

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga sulmi me armë zjarri ndaj kompanisë farmaceutike CFO Pharma në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se sulmi ka ndodhur gjatë natës, rreth orës 02:00, ndërkohë që policia është njoftuar për ngjarjen vetëm në orët e para të mëngjesit 08:00. 

Ende nuk dihet se cilat janë arsyet që policia është njoftuar me kaq vonesë për sulmin, por kjo shton dyshohet se kemi të bëjmë me një tentativë për të fshehur ngjarjen. Dyshohet se ndaj godinës farmaceutike janë qëlluar mbi 30 herë më armë zjarri tip kallashnikov. Por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga arma e zjarrit. 

sulm ndaj cfo pharma cfo pharma

Sondazh

Poll