Aktualitet

Dëborë në pranverë! Moti bën kthesën e papritur, 'zbardhen' zonat malore

Në Steblevë trashësia e dëborës ka arritur rreth 10 cm, disa fshatra të Librazhdit gjithashtu janë zbardhur nga dëbora, ndërsa prani të reshjeve ka edhe në Qafë Thanë.

18 Mars 2025, 08:42 Nga B.Z
Dëborë në pranverë! Moti bën kthesën e papritur,
Dëbora

TIRANË - Moti ka bërë kthesën e papritur mëngjesin e kësaj të marte. Edhe pse jemi zyrtarish në stinën e pranverës, zonat malore janë mbuluar nga dëbora.

Bëhet me dije se në Steblevë trashësia e dëborës ka arritur rreth 10 cm, disa fshatra të Librazhdit gjithashtu janë zbardhur nga dëbora, ndërsa prani të reshjeve ka edhe në Qafë Thanë.

Reshjet e dëborës nuk kanë qënë intensive dhe për rrjedhojë nuk kanë shkaktuar problematika në qarkullim, apo energji elektrike. Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht. 

 

moti i keq debore

Sondazh

Poll