Aktualitet

Qëllohet me breshëri plumbash ndërtesa e CFO Pharma, mbi 20 gëzhoja gjenden në vendngjarje

Bëhet me dije se mbi 20 gëzhoja plumbash janë gjetur në vendngjarje ndërsa nuk dihet ende se kush janë autorët.

18 Mars 2025, 09:22 Nga B.Z
Qëllohet me breshëri plumbash ndërtesa e CFO Pharma, mbi 20
Pamje nga vendngjarja

TIRANË - Kompania e "CFO Pharma", është qëlluar me breshëri plumbash gjatë natës. Kompania e cila ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës është në pronësi të Nadir Caushollit dhe në rrethana ende të paqarta është qëlluar me breshëri kallashnikovi ndërsa nuk dihet ende nëse ka të lënduar.

Bëhet me dije se mbi 20 gëzhoja plumbash janë gjetur në vendngjarje ndërsa nuk dihet ende se kush janë autorët. Siç mund të shihet dhe në foton e siguruar nga Dosja.al policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.  

 

cfo p nadir causholli

Sondazh

Poll