Aktualitet

Temperatura në minus, vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të vendit, si parashikohet moti për sot

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit. Gradualisht reshjet do të humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente në qendër dhe jug të vendit deri në orët e mesditës e më pas për tu lokalizuar vetëm përgjatë relieveve malore në jug të vendit.

18 Mars 2025, 07:15 Nga M.B
Temperatura në minus, vranësira dhe reshje shiu në një
Foto ilustruese

TIRANA- Dita e martë do të jetë me mot relativisht të paqëndrueshëm. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit.

Gradualisht reshjet do të humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente në qendër dhe jug të vendit deri në orët e mesditës e më pas për tu lokalizuar vetëm përgjatë relieveve malore në jug të vendit.

Në lartësinë mbi 700-800 metra në zonat malore reshje bore. Era nga kuadrati i veriut, deri në 18 m/s.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 6 / 13 °C,

në vendet e ulëta: 1 / 13 °C,

në vendet malore: -2 / 5 °C.

 

mot

Sondazh

Poll