Bota

VIDEO/ Shkaktoi zemërim dhe nxiti protestat, publikohen pamjet e momentit të shembjes së tendës që i mori jetë 15 personave në Novi Sad

Siç shihet dhe nga pamjet, në momentin e shembjes së tendës, në sallën kryesore ndodheshin rreth 35 persona, të cilët qëndronin në radhë për të blerë bileta ose prisnin trenin.

18 Mars 2025, 10:19 Nga M.B
VIDEO/ Shkaktoi zemërim dhe nxiti protestat, publikohen pamjet e momentit
Foto nga vendi i ngjarjes

SERBIA- Mediat serbe kanë publikuar pamje nga momenti i shembjes së tendës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, i cili moti jetën e 15 personave. Siç shihet dhe nga pamjet, në momentin e shembjes së tendës, në sallën kryesore ndodheshin rreth 35 persona, të cilët qëndronin në radhë për të blerë bileta ose prisnin trenin.

 


Pamjet tregojnë se salla kryesore nuk ishte thjesht një kantier ndërtimi në letër, duke qenë se aplikimi për punime në objekt u konfirmua vetëm më 16 tetor 2024.

“Siç shihet në pamjet, galeria e sapondërtuar nuk ishte e hapur për pasagjerët dhe vizitorët e tjerë të stacionit në momentin e shembjes së tendës. Mbi shkallët ishte vendosur një fletë konstruksioni dalluese e gjelbër e errët. Gjithashtu shihet se në shkallët e galerisë së re mungon një pjesë e parmakut”, shkruan media serbe.

novi sad

Sondazh

Poll