Bota

Telefonata e shumëpritur me Putin, Trump: Për shumë elemente është rënë dakord përpara

Trump postoi në Truth Social duke treguar se do të flasë me Putin të martën në mëngjes. Ai tha se përderisa ka pasur marrëveshje, mbetet shumë për t’u punuar.

18 Mars 2025, 08:22 Nga M.B
Telefonata e shumëpritur me Putin, Trump: Për shumë elemente
Donald Trump dhe Vladimir Putin

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se për shumë elemente të një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë është rënë dakord me homologun e tij rus, Vladimir Putin, përpara telefonatës së shumëpritur të tyre. Trump postoi në Truth Social duke treguar se do të flasë me Putin të martën në mëngjes. Ai tha se përderisa ka pasur marrëveshje, mbetet shumë për t’u punuar.

“Çdo javë sjell 2,500 vdekje ushtarësh, nga të dyja palët, dhe duhet të përfundojë TANI. Mezi pres telefonatën me presidentin Putin”, shkroi Trump.

Ai më parë u tha gazetarëve se “do të shohin nëse mund të punojnë një marrëveshje paqeje, një armëpushim dhe paqe, dhe se mendon se do të jenë në gjendje ta bëjnë atë”.

Ndërkohë në fjalimin e tij të natës të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Putinin për zgjatjen e luftës.

“Ky propozim mund të ishte zbatuar shumë kohë më parë, çdo ditë në kohë lufte do të thotë jetë njerëzore”, tha ai.

Sipas mediave të huaja, ka pasur mospërputhje nga brenda administratës Trump se sa të avancuara janë bisedimet e armëpushimit. Duke folur pas takimit të tij në Jeddah me zyrtarët ukrainas, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se “pjesa më e madhe” e bisedës ishte “si do të dukej një proces negociator” dhe jo “kushtet specifike”.

donald trump

Sondazh

Poll