Bota

Akulli i Arktikut po shkrihet më shpejt se sa pritej, shkencëtarët kenë gjetur shkakun?

Ky mision ka zbuluar një koncentrim të papritur të lëndëve pluhur në re mbi Grenlandë, një indikator që mund të ndihmojë në shpjegimin e shkrirjes së akullit më shpejt se sa ishte parashikuar.

18 Mars 2025, 08:13 Nga M.B
Akulli i Arktikut po shkrihet më shpejt se sa pritej,
Foto ilustruese

ARKTIK- NASA ka realizuar misionin më ambicioz të saj në Arktik, ARCSIX, për të parë shpejtësinë e shkrirjes së akullit. Ky mision ka zbuluar një koncentrim të papritur të lëndëve pluhur në re mbi Grenlandë, një indikator që mund të ndihmojë në shpjegimin e shkrirjes së akullit më shpejt se sa ishte parashikuar.

Bëhet e ditur se misioni përdori aeroplanë të pajisur me instrumente për të mbledhur të dhëna mbi trashësinë e akullit, mbi retë, radiacionin dhe aerosolët. Gjetjet tregojnë se pluhuri mund të kontribuojë në shkrirjen e shpejtë të akullit të detit. Pluhuri vepron si një “bërthamë” për kristalet e akullit në re, duke i bërë ato të shpërndahen më shpejt dhe duke lejuar që më shumë akull të mbetet i ekspozuar ndaj rrezeve të ngrohta të Diellit.

Studiuesit kanë vërejtur gjithashtu se trashësia e akullit ka rënë më shumë se sa pritej, duke zbuluar se akulli në veri të Grenlandës është më i hollë dhe më i paqëndrueshëm. Ky proces është pjesë e një cikli vetëforcues që rrit shkrirjen e akullit dhe përshpejton ndryshimet klimatike në rajon. Përfundimet e ARCSIX do të ndihmojnë në përmirësimin e modeleve klimatike dhe në parashikimin e ndryshimeve të shpejta në Arktik.

arktik

Sondazh

Poll