Bota

Tragjedia në Koçan/ Vuçiç fotografohet pranë pacientëve të lënduar rëndë në diskotekë! Komentuesit: Jeta e tyre po rrezikohet për PR-in e presidentit serb

Reagimet kanë shpërthyer në rrjet teksa disa komentues shkruajnë se jeta e pacientëve po rrezikohet për PR-në e Vuçiç.

18 Mars 2025, 09:32 Nga M.B
Tragjedia në Koçan/ Vuçiç fotografohet pranë
Aleksandër Vuçiç

SERBIA-  Fotografia e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në dhomën ku po trajtohen disa të lënduar nga zjarri tragjik në Koçan, ka nxituar reagime të ashpra te qytetarët në Maqedoninë e Veriut. Reagimet kanë shpërthyer në rrjet teksa disa komentues shkruajnë se jeta e pacientëve po rrezikohet për PR-in e Vuçiç. Dikush tjetër thotë se realizimi i një fotoje të tillë është papërgjegjësi e pabesueshme.

REAGIMET:

“Vuçiç fotografohet derisa fëmijët po qajnë, duke u dridhur në dhimbje”.

“Vuçiç nuk dëshiron të diskriminojë, kështu që edhe serbët edhe maqedonasit janë në favor të (keq)përdorimit politik.”

“Papërgjegjësi e pabesueshme”.

“Jeta e pacientëve po rrezikohet për PR-in e Vuçiç”.

aleksander vucic

Sondazh

Poll