Politike

"S'ka më PD por kënetë"/ Rama thumbon opozitën: Doni BE-në apo mustaqet e Kujtim Gjuzit

Sipas Ramës vota për PS do të thotë anëtarësim në BE, ndërsa vota për opozitën nuk sjell asgjë madhështore (referuar emrit të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore).

18 Mars 2025, 09:15 Nga B.Z
"S'ka më PD por kënetë"/ Rama thumbon
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet kundrejt opozitës teksa ishte duke ju përgjigjur pyetjeve të komentuesve në rubrikën online Sy m'sy.

Teksa ishte duke folur për zgjedhjet e 11 Majit Rama u shpreh se që nga viti 1992 kjo është një votë gjeopolitike. Sipas Ramës vota për PS do të thotë anëtarësim në BE, ndërsa vota për opozitën nuk sjell asgjë madhështore (referuar emrit të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore).

E vetmja gjë madhështore e këtij koalicionit thotë Rama me ironi janë mustaqet e Kujtim Gjuzit. 

"Për herë që nga 1992 është një votë gjeopolitike. Do hyjmë në BE po për mustaqet e Kujtim Gjuzit do sakrifikosh veten tënde para pasqyrës që të të vijë zor të thuash nuk votova që ta fus Shqipërinë në BE. Shqipërinë në BE e fus vetëm unë dhe PS, as këneta as bufi as ata që shesin qilima fluturues",- tha Rama.

edi rama be

Sondazh

Poll