Politike

"Darkoni me ata që ju pastrojnë paratë e vjedhura"/ Rama-komentuesit: Ku e di ti? Të ka mbushur këneta kokën me propagandë...

Rama e ka cilësuar deklaratën si të orientuar politikisht djathtas ndërsa shton se historia e bukës për drekë dhe për darkë në Shqipëri është mbyllur prej vitesh.

18 Mars 2025, 08:57 Nga B.Z
"Darkoni me ata që ju pastrojnë paratë e vjedhura"/
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur edhe këtë të martë pyetjeve të komentuesve përmes rubrikës online Sy m'sy.

Në komentues i thotë Ramës se përse nuk nxjerr për darkë familjet në nevojë por darkon me personat që sipas tij i pastrojnë paratë e vjedhura. Lidhur me këtë kreu i qeverisë thotë se nuk duhen thënë deklarata të pavërteta pasi nuk ka asnjë provë apo fakt që tregon para të vjedhura. 

Rama e ka cilësuar deklaratën si të orientuar politikisht djathtas ndërsa shton se historia e bukës për drekë dhe për darkë në Shqipëri është mbyllur prej vitesh.

"Ti psh nga e di ti. Cilat para të vjedhura. Paratë që të ka futur ky në kokën tënde plot me propagandë kënete. Si mund të akuzosh ti kështu në hava. Dhe për cilët e kë fjalën konkretisht, se historia e bukës për drekë dhe për darkë në Shqipëri është mbyllur prej vitesh. Sa i përket kë nxjerrim dhe kë nuk nxjerrim të gjithë e kemi në vëmendje",- Rama.

edi rama

Sondazh

Poll