Politike

"Fute Lulin Live"/ Rama vijon ironitë për Bashën: Është në gjumë, në pranverë zgjohet

Rama thotë me nota humori se Basha në këtë orë është në gjumë dhe njëherë në pranverë zgjohet. Megjithatë thotë kreu i qeverisë këtë herë e ka surprizuar (nisur nga takimet e Bashës me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit)

18 Mars 2025, 09:10 Nga B.Z
"Fute Lulin Live"/ Rama vijon ironitë për Bashën:
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ju është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në rubrikën online Sy m'sy. Kreu i qeverisë është pyetur nga një komentues përse nuk e fut dhe Lulin Live, ndërsa Rama nuk i ka kursyer ironitë.

Rama thotë me nota humori se Basha në këtë orë është në gjumë dhe njëherë në pranverë zgjohet. Megjithatë thotë kreu i qeverisë këtë herë e ka surprizuar (nisur nga takimet e Bashës me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit)

Rama: Live nuk e fus dot se është duke flejt tashi por do ti jap një përgjigje se më ka kërkuar dje prap. Por lëre të flejë dhe içik, nga 12 zgjohet ai. Se ai sot feston vitin e ri, fle gjumë dhe zgjohet në pranverë dhe pranverra për Lulin fillon më 22 qershor. Por është zgjuar këtë herë më ka surprizuar. 

edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll