Bota

Macron: Trump është i bindur që Rusia pranon armëpushimin

Në një postim të hënën në X, ai theksoi se i takon Rusisë të provojë se dëshiron vërtet paqe. Ai gjithashtu zbuloi se ka folur me Volodymyr Zelenskyy për bisedën e tij me Trump dje.

17 Mars 2025, 22:31 Nga E. D
Macron: Trump është i bindur që Rusia pranon armëpushimin
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Donald Trump është angazhuar për kushtet që Rusia duhet të përmbushë për një armëpushim 30-ditor. Në një postim të hënën në X, ai theksoi se i takon Rusisë të provojë se dëshiron vërtet paqe. Ai gjithashtu zbuloi se ka folur me Volodymyr Zelenskyy për bisedën e tij me Trump dje.

"Shumë vdekje. Shumë jetë u shkatërruan. Shumë shkatërrim. Armët duhet të heshtin. Shkeljet dhe sabotimet duhet të ndalen. Fëmijët nga Ukraina që u transferuan [inv. në Rusi] duhet të ribashkohen me familjet e tyre. Të gjitha këto janë kushte që Rusia duhet të përmbushë. Dhe unë e di përkushtimin e Presidentit Trump për këtë”, shkruan Macron.

Më tej ai tha tani duhet të ecim përpara me të gjithë partnerët tanë për të paraqitur një plan konkret paqeje, duke përfunduar se kërkohet një plan paqeje që do të ofrojë garanci solide sigurie për Ukrainën, që garanton paqe të qëndrueshme në Ukrainë dhe Evropë. 

emmanuel macron

Sondazh

Poll