17 Mars 2025, 21:08
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Nazmi Hasa një i moshuar 88-vjeç nga Korça, në vitin 2023 iu drejtua emisionit “Stop”pasi avokatja Eda Merkuri, i mori 700 mijë lekë borxh, duke i thënë se do t’ia kthente, kur t’i zinte dora lekë.
“Stop” u rikthye në Korçë, pasi Nazmiu është përballur me të bijën në 22 Shkurt 2025, pas dy vitesh që nuk fliste me të. Vajza, Kostandina Hasa e ka dhunuar të atin në shtëpinë e tij, duke hyrë me forcë në banesë.
“Ishte ora 16:00, unë sipas moshës kisha atë dremkën e moshës këtu dhe dëgjoj që troket. Unë në fakt derën e hap sepse vjen ajo komshia e katit të tretë që më mat tensionin dhe hapa derën. Kur hapa derën dera u hap me forcë shumë të madhe saqë ndjeva dhimbje në supin e djathtë. Kur, shikoj që Konstadina po mbante derën me forcë kurse i biri mbante telefonin lart dhe më thoshte “rri urtë se po të inçizoj, dale të hyj brenda”. Vetëm kur tha ajo e katit të tretë “çfarë bëni me të moshuarin kështu”, atëherë u lirua dera dhe unë e mbylla”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesi.
Si të mos mjaftonte kjo, Kostandina ka kërkuar urdhër mbrojtjeje nga i ati 88-vjeçar, me të cilin është dhe në proces gjyqësor, pasi ka dashur t’i marrë shtëpinë me dokumente të falsifikuara.
Një komshi, dëshmitar i situatës së dhunës tregon se ishte Kostandina, ajo që tentoi hyrjen me forcë në banesën e babait të moshuar.
“Isha në shtëpi, kur papritur dëgjoj zëra, të bërtitura, llahtari. Nuk e di se çfarë ndodhi, thashë larg qoftë mos ka ndodhur ndonjë fatkeqësi. Ishte momenti kur po kacafyteshin, hapa derën dhe i thirra nipit të tij ‘ore çfarë po bëni, se është gjynah’. Jep e merr, donin që të hynin në banesë, donin të hynin me zot. Nuk hyrën brenda, tek pragu i derës i pashë kur po kacafyteshin kaq. Pastaj ikën ata. Nuk e di se si mendojnë që një i moshuar t’i dhunojë, madje ky ishte i fortë, se po të ishte ndonjë tjetër nuk e di se çfarë mund të ndodhte”, tha dëshmitari.
“Stop” e takoi zonjën Hasa, por ajo mohoi të kishte dhunuar babain edhe pse incidenti ka ndodhur në shtëpinë e këtij të fundit.
Gazetarja: Si jeni, si kaluat? Doja t’iu pyesja për diçka. Do të më tregoni se ku ju ka dhunuar babai juaj.
Kostandina: Tani nuk kam mundësi.
Gazetarja: Kur ka ndodhur si ngjarje?
Kostandina: A ka mundësi, se tani kam gjyq në orën 14:00.
Gazetarja: Dhe ne do të shkojmë tek ai gjyqi, por mund të më thoni pak se çfarë dëmesh iu ka shkaktuar.
Kostandina: Videoja është në polici.
Gazetarja: Po ku ka ndodhur, në shtëpinë tuaj?
Kostandina: Po.
Gazetarja: Tek cila lagje?
Kostandina: Tek klinika “Kristi”.
Gazetarja: Pse aty e keni shtëpinë ju?
Kostandina: Po!
Gazetarja: E keni fjalën për atë shtëpinë që jeni në proces gjyqësor, e që keni falsifikuar dokumentet?!
Kostandina: Jo unë nuk kam falsifikuar dokumente.
Gazetarja: Ju ka dhunuar një 88-vjeçar ju?
Kostandina: Po!/Tv Klan
Aktualitet
17 Mars 2025, 20:43
A.Ll
Zgjedhja e Kryepeshkopit te ri, Hiresi Joani
Kryeministri grek Mitsotakis ka uruar Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodoke Autoqefale të Shqip...
Aktualitet
17 Mars 2025, 20:50
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Mbrëmjen e sotme, emisioni Fiks Fare transmetoi rastin e ndotjes në Liqenin e Bufit, një pjesë e rënd...
Aktualitet
17 Mars 2025, 20:11
A.Ll
Diskoteka "Pulse" ne RMV
Tetë persona të lënduar nga zjarri që shpërtheu në një klub nate në Maqedoninw e Veri...
Aktualitet
17 Mars 2025, 19:04
E. D
foto ilustruese
SPANJË- Policia spanjolle ka goditur një bandë shqiptare që akuzohet se ka realizuar disa grabitje në vi...
Aktualitet
17 Mars 2025, 17:41
N.F
TIRANË- GJKKO ka lënë në burg 30-vjeçarin, Kristi Bixhaku. I riu u ekstradua ditën e djeshme nga Holanda ndërsa ësht...
Aktualitet
17 Mars 2025, 17:25
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 37-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai i...
Aktualitet
17 Mars 2025, 17:18
Dosja.al
foto ilustruese
TIRANË- Maksi Zoto, baba i katër fëmijëve, dy prej të cilëve i ka të vëllait që i ka humbur je...
Aktualitet
17 Mars 2025, 17:07
N.F
Protestat
TIRANË- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me protestën e...
Aktualitet
17 Mars 2025, 16:37
N.F
Shqiptari
GREQI- Një 39-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pas dy vitesh arrati. Shqiptari dy vite më parë...
Aktualitet
17 Mars 2025, 16:35
E. D
foto ilustruese
VLORË- Një masiv dheu dhe gurësh ka rrëshqitur nga faqja e malit, duke bllokuar plotësisht aksin rrugor Kuç...