Aktualitet

Zgjedhja e kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë/ Vjen urimi i kryeministrit grek Mitsotakis

Kryeministri grek Mitsotakis uroi Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodoke Autoqefale të Shqipërisë, Joan Pelushi, me anën e një telefonate

17 Mars 2025, 20:43 Nga A.Ll
Zgjedhja e kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të
Zgjedhja e Kryepeshkopit te ri, Hiresi Joani

Kryeministri grek Mitsotakis ka uruar Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodoke Autoqefale të Shqipërisë, Joan Pelushi, me anën e një telefonate.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, me anën e një postimi në Platformën X, ku Kyriakos Mitsotakis deklaron:

“Kam kontaktuar Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Ioannis dhe e përgëzova për zgjedhjen.

Besimi ynë i përbashkët është se Kisha e Shqipërisë është një pikë uniteti dhe mirëkuptimi reciprok mes dy popujve. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi, duke nderuar kujtimin dhe veprën e të bekuarit Anastas”, shkruan Mitsotakis.

kryepeshkopi joani mitsotakis greqi

Sondazh

Poll