Bota

FOTO/ Viktimat nga zjarri në Koçan do të varrosen në vend të veçantë, dalin pamjet nga punimi i ekskavatorëve

Paraprakisht Komuna e Koçanit njoftoi se në kolegjiumin e mbajtur sot në mëngjes i është rekomanduar Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi” që të marrë vendim për zgjerimin e parcelave në varrezat e qytetit dhe caktimin e një vendi të veçantë për të vdekurit nga zjarri.

17 Mars 2025, 22:26 Nga r.ll
FOTO/ Viktimat nga zjarri në Koçan do të varrosen në vend
pamje nga kocani

MAQEDONI E VERIUT- Varrezat në Koçan po zgjerohen për shkak të numrit të madh të të vdekurve nga zjarri në diskotekën “Puls”. Sipas mediave maqedonase, viktimat do të varrosen në një pjesë të veçantë të varrezave të Koçanit. Reuters publikoi edhe pamje të ekskavatorëve duke gërmuar varret e reja.

Paraprakisht Komuna e Koçanit njoftoi se në kolegjiumin e mbajtur sot në mëngjes i është rekomanduar Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi” që të marrë vendim për zgjerimin e parcelave në varrezat e qytetit dhe caktimin e një vendi të veçantë për të vdekurit nga zjarri.

Gjithashtu është rekomanduar që të merret vendim për ndarjen e parcelave të tokës për të ndjerët pa pagesë dhe për shërbime funerale që janë nën juridiksionin e Ndërmarrjes Publike “Ujësjellës”, njoftoi Komuna e Koçanit.

Të paktën 59 persona kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu gjatë një koncerti të një grupi të famshëm maqedonas dhe 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në një mbledhje të jashtëzakonshme qeveria maqedonase shpalli zyrtarisht 7 ditë zie në të gjithë vendin. 

tragjedia ne kocan

Sondazh

Poll