Sport

Mario Mitaj operohet me sukses, tani nis rehabilitimi për kthimin e shpejtë...

Para disa ditësh, mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Mario Mitaj kishte pësuar një dëmtim me skuadrën e tij saudite Al Ittihad.

18 Mars 2025, 08:00 Nga DOSJA

Mario Mitaj operohet me sukses, tani nis rehabilitimi për kthimin e

TIRANE - Mbrojtësi i krahut të majtë, Mario Mitaj, te Kombëtarja shqiptare kuqezi, do të mungojë në ndeshjet e muajit mars. Ai dje ka kryer një ndërhyrje të nevojshme kirurgjike, si shkak i shqetësimeve që kishte, të shkaktuara në skuadrën e tij saudite të Al-Ittihadit.

Me anë të një postimi në instagram, mbrojtësi Mitaj, tregoi se mezi pret të rikthehet në fushën e blertë.

“Gjithçka shkoi mirë me operimin tim. Tani koha për rehabilitim dhe të kthehem sa më shpejtë dhe sa më i fortë për ta ndihmuar ekipin dhe shtetin tim”, ka shkruar mbrojtësi i kombëtares kuqezi. Mitaj po ashtu ka falenderuar edhe mjekun që u kujdes për të.

Kombëtarja e Shqipërisë do të ndeshet më 21 mars në “Wembley” me Anglinë, kurse tri ditë më vonë, e pret Andorran në “Arenën Kombëtare”, përballje këto të vlefshme për kualifikimet e “Botërorit 2026”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Mars 2025, 18:17

Takimi Mbappe-Deschamps në Madrid…

FRANCE - Mbappé është rikthyer në kombëtaren franceze. Lojtari i Real Madridit kishte munguar në skuadrën e Desch...