Sport

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit”…

Stërvitja e parë u kombinua mes punës në palestër dhe në fushë, ndërkohë që seanca e radhës do të zhvillohet po nesër në “Shtëpinë e Futbollit”.

17 Mars 2025, 21:09 Nga DOSJA
Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë në

TIRANE - Kombëtarja shqiptare ka kryer pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në kuadër të ndeshjeve ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të 26 lojtarët e grumbulluar janë bashkuar me ekipin. Të fundit që mbërritën në grumbullim u bashkuan me skuadrën gjatë seancës stërvitore.

Ndërkohë, trajneri Sylvinho kishte grumbulluar edhe disa lojtarë nga Abissnet Superiore për seancën e sotme stërvitore. Stërvitja u kombinua mes punës në palestër dhe në fushë.

Seanca e radhës stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”.

Të mërkurën, ekipi do të udhëtojë drejt Londrës, ku të premten Kombëtarja do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Anglisë në “Wembley”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Mars 2025, 18:17

Takimi Mbappe-Deschamps në Madrid…

FRANCE - Mbappé është rikthyer në kombëtaren franceze. Lojtari i Real Madridit kishte munguar në skuadrën e Desch...