Sport

Takimi Mbappe-Deschamps në Madrid…

Ishte në fund të vitit të kaluar dhe arsyeja, kombëtarja franceze

17 Mars 2025, 18:17 Nga DOSJA
Takimi Mbappe-Deschamps në Madrid…

FRANCE - Mbappé është rikthyer në kombëtaren franceze. Lojtari i Real Madridit kishte munguar në skuadrën e Deschamps në tetor dhe nëntor dhe në Francë ishin shfaqur kritika në lidhje me Mbappé dhe caktimin e tij si kapiten në ekipin francez.

Tani, Telefoot ka zbuluar se Deschamps udhëtoi në Madrid në fund të vitit të kaluar për të folur me Mbappé. Në atë bisedë, Deschamps përsëriti mbështetjen e tij për Mbappen, si kapiten i kombëtares franceze, shpjegoi Telefoot. 

“Unë kam vazhduar ta mbështes atë, nuk e kam problem t’u them lojtarëve atë që mendoj”, tha Deschamps, duke shtuar për Telefoot se “skuadra kombëtare franceze do të jetë gjithmonë një ekip më i mirë me Mbappe”.

Lojtari i Real Madrid zbuloi në dhjetor në Canal + se “Kam folur shumë me  Deschamps. Ai është shefi, unë jam pas tij. Doja të shkoja, por nuk mund të them pse nuk më thirrën”, tha lojtari i Real Madridit, i cili bëri të qartë se “angazhimi im ndaj kombëtares mbetet i paprekur”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll