Sport

Trajneri Koeman, një sy është duke e mbajtur te Frenkie de Jong…

Përpara ndeshjes së parë çerekfinale të Nations League kundër Spanjës, trajneri holandez tha se mesfushori i Barcelonës po rikuperohet dhe është pa Dumfries.

17 Mars 2025, 18:42 Nga DOSJA
Trajneri Koeman, një sy është duke e mbajtur te Frenkie de

HOLANDE - Ronald Koeman, trajneri i Holandës, ka thirrur Youri Baas (Ajax) dhe Mats Wieffer (Brighton) për dy ndeshjet çerekfinale të Nations League kundër Spanjës.

Kjo pasi Denzel Dumfries (Inter) është përjashtuar, ndërsa lojtari i Barcelonës, Frenkie de Jong, po shërohet nga një sëmundje që e pengoi atë të dielën kundër Atleticos.

Koemann shpjegoi në lidhje me  Frenkie de Jong  se "nuk ishte me ethe, por ai thjesht nuk ndihej mirë. Atje (në Barcelonë) mund të hani edhe diçka që nuk është e shpndetshme”.

Mbrojtësi Baas që mbush 22 vjeç këtë të hënë është thirrur për herë të parë në kombëtaren holandeze, ndërsa mesfushori Wiefer ka luajtur tashmë 12 ndeshje për ‘Oranje’. Të dy, sipas Federatës Holandeze të Futbollit, do t'i bashkohen kampit stërvitor në Zeist.

Ndërkohë, Dumfries u dëmtua në ndeshjen e Interit në Serinë A kundër Atalantës dhe do të mungojë për të luajtur në dy ndeshjet kundër Spanjës.

Mungesa e Jardy Schouten (PSV Eindhoven) u konfirmua më herët, duke shtuar mungesat e mëparshme të Nathan Aké (Manchester City) dhe Stefan de Vrij (Inter), kështu që u thirr Matthijs de Ligt (Manchester United).

Ndeshja e parë do të luhet këtë të enjte në stadiumin De Kuip në Roterdam, ndërsa ndeshja e dytë do të luhet të dielën në Mestalla (Valencia).

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 17 Mars 2025, 18:17

Takimi Mbappe-Deschamps në Madrid…

FRANCE - Mbappé është rikthyer në kombëtaren franceze. Lojtari i Real Madridit kishte munguar në skuadrën e Desch...