Sport

Leo Messi do t’i mungojë Argjentinës kundër Uruguajit dhe Brazilit!

Federata Argjentinase e Futbollit konfirmoi se kapiteni argjentinas nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër ‘Celestëve’ dhe ‘Canarinha’.

17 Mars 2025, 17:46 Nga DOSJA
Leo Messi do t’i mungojë Argjentinës kundër Uruguajit dhe

ARGJENTINE - Argjentina konfirmoi të hënën se Leo Messi do të jetë jashtë për ndeshjet kundër Uruguajit dhe Brazilit, që korrespondojnë me raundin kualifikues të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026.

Kapiteni i kampionëve të botës u përfshi në skuadrën paraprake të shpallur dy javë më parë, por u la jashtë listës përfundimtare me 26 lojtarë, njoftoi të hënën Federata Argjentinase e Futbollit ( AFA ).

Leo Messi pësoi një lëndim muskulor të dielën në fitoren 2-1 të skuadrës së tij ndaj Atlanta United në Major League Soccer (MLS), pavarësisht se shënoi një gol dhe luajti 90 minutat e plota.

Edhe Paulo Dybala u la jashtë listës përfundimtare për shkak të një dëmtimi muskulor të pësuar 10 minuta pas ndeshjes së Serisë A, ndërmjet Romës dhe Cagliarit.

Argjentina do të përballet me Uruguajin jashtë të premten në Montevideo, ndërsa katër ditë më vonë do të presë Brazilin në stadiumin Monumental të Buenos Aires.

Kjo është lista e të thirrurve të Agjentinës:

Portierë: Emiliano Martínez (Aston Villa, Angli), Gerónimo Rulli (Olympique Marseille, Francë) dhe Walter Benítez (PSV, Holandë).

Mbrojtës: Nahuel Molina (Atlético Madrid, Spanjë), Cristian Romero (Tottenham, Angli), Germán Pezzella (River Plate), Leonardo Balerdi (Olympique Marseille), Juan Foyth (Villarreal, Spanjë), Nicolás Otamendi (Benfica, Portugal), Facundo Medina (Racing Club de Lens, Francia), Nicolás Tagliafico (Olympique de Lyon, Francia).

Mesfushorë: Leandro Paredes (Romë, Itali), Enzo Fernández (Chelsea, Angli), Rodrigo De Paul (Atlético Madrid), Exequiel Palacios (Bayer Leverkusen, Gjermani), Alexis Mac Allister (Liverpool, Angli) dhe Máximo Perrone (Como, Itali).

Sulmues: Giuliano Simeone (Atlético Madrid), Benjamín Domínguez (Bologna, Itali), Thiago Almada (Olympique Lyonnais), Nicolás González (Juventus), Nicolás Paz (Como), Julián Álvarez (Atletico), Santiago Castro (Bologna) dhe Ángel Correa (Atlético).  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll