Politike

Rama: I duhemi BE si sinjal për të tjerët që Europa po forcohet dhe po rritet

Rama u shpreh se "dritarja e hapur" për në BE përveç meritës është edhe fat.

17 Mars 2025, 18:59 Nga r.ll
Rama: I duhemi BE si sinjal për të tjerët që Europa po
edi rama

FIER- Kryeministri Edi Rama tha në takimin me të rinjtë e Fierit se në 11 maj, shqiptarët mund të vendosin nëse do të marrim një pashaportë si qytetarët e Bashkimit Europian. 

Rama u shpreh se "dritarja e hapur" për në BE përveç meritës është edhe fat. Ai u shpreh se fati e ka dashur që Europa të ketë nevojë të forcohet. Sipas tij Shqipëria dhe Mali i Zi i duhen Bashkimit Europian për t'i dhënë të tjerëve një sinjal se Europa po forcohet dhe po rritet. 

"Në 11 maj kur ne të shkojmë të votojmë mund të vendosim nëse do marrim një pashaportë shqiptare të Bashkimit Europian. Jo vetëm për të lëvizur pa vizë, por si qytetar evropian. Kjo bëhet vetëm duke futur vendin në Bashkimin Evropian. Na është hapur një dritare për shkak se janë përputhur rrethanat dhe dëshirat me Europën. Kjo nuk është vetëm merita jonë ky është fat. Fati e ka dashur që Europa të ketë nevojë të forcohet. Prandaj thonë se e duam Shqipërinë dhe Malin e Zi në BE. Deri në 2027 duhet të mbyllim negociatat. Janë 40 skuadra që sipas sektorëve punojnë me BE. Dy ministret japin llogari çdo javë. Dritaren e kemi hapur me përpjekje dhe diplomaci. Duke ndërtuar marrëdhënie në të gjitha nivelet. I duhemi BE si sinjal për të tjerët që Bashkimi Europian po forcohet dhe po rritet. Më 11 maj duhet të hipim në trenin e historisë. Më 11 maj askush nuk do fitojë si tifoz i një partie. Në 11 maj duhet të bëjmë atë që bënë prindërit duke thënë se duhet mbyllur "Tik Tok". Duhet votuar vetëm Partia Socialiste për të mos ndaluar asnjë sekondë negociatat.", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll