Politike

Shpërndau kartat e autonomisë menaxheriale, Rama: Mjekët dhe infermierët do të marrim shpërblim financiar sipas perfomancës

Kryeministri shpërndau kartat e autonomisë menaxheriale për 6 spitale, Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Materniteti “Koço Gliozheni”, Spitali Rajonal Korçë, Spitali Rajonal Elbasan, Spitali Rajonal Gjirokastër dhe Spitali Universitar i Traumës.

17 Mars 2025, 16:22 Nga r.ll
Shpërndau kartat e autonomisë menaxheriale, Rama: Mjekët dhe
edi rama

FIER- Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme spitalin Memorial të Fierit, vendi ku tha se para 4 vitesh nisi procesi i autonomisë menaxheriale.

Rama u shpreh se kjo ka dhënë rezultate kuptimplota për rëndësinë që mjekët dhe infermierët në vendimmarrjen për menaxhimin dhe vendimmarrjen për shpenzimet e spitalit. Sipas tij, nga kapërcimi nga një sistem i centralizuar në një sistem modern përfitues kryesor janë pacientët.

Kreu i qeverisë u shpreh gjithashtu se për mjekët, infermierët dhe personelin mbështetës do të ketë shpërblim financiar sipas performancës së gjiithë secilit. 

“Këtu në Memorial nisi një rrugë e re, pak a shumë 4 vjet më parë dhe po këtu nisi procesi i autonomisë menaxheriale, që ka dhënë të gjitha rezultatet kuptimplota për të parë sa e rëndësishme është që mjeket, infermierët, skuadrat që jetojnë përditë dhe punojnë me orë dhe pa orë shpesh herë në spitale të kenë në dorë vendimmarrjen për menaxhimin dhe vendimmarrjen për shpenzimet e spitalit. Është një kapërcim nga një sistem i centralizuar, jo efektiv shumë burokratik në një sistem shumë më moderne, ku përfituesit e parë janë pacientët, por sigurisht për mjeket, infermierët dhe personelin mbështetës është një mundësi që të vlerësohen sipas punës dhe sipas rezultateve në punë, cka do të thotë se edhe shpërblimi financiar nga një shpërblim i barabartë kthehet në një shpërblim ku sipas performancës dikush mund të marrë më shumë se tavani i kategorisë së vet, dikush mbetet tek tavani i kategorisë së vet. Sot kalojmë në fazën tjetër, nga autonomia menaxheriale në autonominë financiare”, tha Rama.

Kryeministri shpërndau kartat e autonomisë menaxheriale për 6 spitale, Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Materniteti “Koço Gliozheni”, Spitali Rajonal Korçë, Spitali Rajonal Elbasan, Spitali Rajonal Gjirokastër dhe Spitali Universitar i Traumës.

edi rama

Sondazh

Poll