Politike

"Nuk shtyhet fushata pa Lulin"/ Rama vijon ironët ndaj Bashës: Jam i gëzuar sot se jam vënë në kontakt me të

Rama thotë më tej me nota humori se "nuk shtyhet fushata pa Lulin", ndërsa ka ironizuar dhe premtimet e këtij të fundit dikur për rritjen e pagave dhe pensioneve. 

17 Mars 2025, 14:41 Nga B.Z
"Nuk shtyhet fushata pa Lulin"/ Rama vijon ironët ndaj
Edi Rama

LUSHNJE - Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me mësuesit e qytetit të Lushnjes ka vijuar ironitë ndaj Lulzim Bashës. Nisur nga replikat që kanë patur mes njëri tjetrit përme videove në rrjetet sociale, Rama thotë se ndjehet i gëzuar që ka pasur kontakt së fundmi me Bashën.

Rama thotë më tej me nota humori se "nuk shtyhet fushata pa Lulin", ndërsa ka ironizuar dhe premtimet e këtij të fundit dikur për rritjen e pagave dhe pensioneve. 

Rama: Jam i gëzuar sot se jam vënë në kontakt me Lulin, është shumë pozitive kjo se nuk shtyhet fushata me lulin, Lulit nuk e di sa i kanë shku pagat e pensionet që ka rrit. Mund ti heqë Luli vizat amerikane se s’ka gjë në dorë, kjo është si puna e dikujt që hedh lotarinë të dalë ku të dalë, kush ta hajë ta hajë pastaj kismet. Është parë që edhe ka rënë në dorë dhe janë bërë të gjithë shitës qilimash, për të qenë i ri nuk mjafton certifikata në gjendjen civile.

 

edi rama lu

Sondazh

Poll