Politike

"Shqipëria një hap larg BE-së"/ Rama: Kush na quan hajdut nuk e ka idenë se çfarë po flet

Referuar deklaratave të palëve kundërshtare për akuza korrupsioni dhe vjedhje nga radhët e PS-së, Rama tha se nëse qeveria do të ishte e tillë sipas tij nuk do ishim sot në kushtet që ti merrnim BE-së dakordësinë për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027.

17 Mars 2025, 14:22 Nga B.Z
"Shqipëria një hap larg BE-së"/ Rama: Kush na quan
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku po zhvillojnë këtë të hënë një bisedë me mësuesit e qytetit të Lushnjes. 

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u ndal te anëtarësimi i Shqipërisë në BE, teksa u shpreh se vendi ynë është drejt realizimit të një ëndrre. Referuar deklaratave të palëve kundërshtare për akuza korrupsioni dhe vjedhje nga radhët e PS-së, Rama tha se nëse qeveria do të ishte e tillë sipas tij nuk do ishim sot në kushtet që ti merrnim BE-së dakordësinë për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027.

Rama: Shqipëria sot është një hap larg realizimit të një ëndrre shumë të vjetër. Nuk ka pasur BE në kohën e Skënderbeut apo në kohën e vëllezërve Frashëri por gjithmonë ka pasur një prirje të brendshme shumë të fortë të shqiptarëve për të parë në perëndim edhe për të qënë pjesë e Europës. E kaluara jonë, rrënjët tona i përkasin pellgut të kulturës europiane. Nëse ne nuk do të kishim program apo objektiva për të realizuar në të gjithë drejtimet ne nuk do ishim sot në kushtet që ti merrnim BE-së dakordësinë për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027. Kush na quan hajdut nuk e ka idenë se çfarë po flet.

edi rama be

Sondazh

Poll