Politike

Pagat e mësuesve/ Rama me stafin pedagogjik në Lushnje: Në Shqipërinë 2030 do bëjmë hapa të mëdhenj

Kreu i qeverisë deklaroi se në vijim pagat e mësuesve dhe të gjithë administratës do të rriten, ndërsa shtoi se  qeveria do të ndajë gjithashtu me publikun objektivat e pagave, pensioneve dhe investimet për të gjitha fushat.

17 Mars 2025, 14:27 Nga B.Z
Pagat e mësuesve/ Rama me stafin pedagogjik në Lushnje: Në
Edi Rama

LUSHNJE - Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me mësuesit e qytetit të Lushnjes, deklaroi se për këtë fushë në Shqipërinë 2030 janë planifikuar objektiva të mëdha.

Kreu i qeverisë deklaroi se në vijim pagat e mësuesve dhe të gjithë administratës do të rriten, ndërsa shtoi se  qeveria do të ndajë gjithashtu me publikun objektivat e pagave, pensioneve dhe investimet për të gjitha fushat.

Rama: Ne kemi dhënë një provë shumë të fortë të vullnetit për reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, të cilat të gjitha së bashku bëjnë bazën e rritjes dhe fuqizimit ekonomik të Shqipërisë. Padiskutim që në Shqipërinë 2030 ne duam të bëjmë hapa më të mëdhenj dhe janë të mundur, sepse janë vendosur shumë baza, janë bërë shumë gjëra gati, janë thyer shumë tabu. Shqipëria nuk është më vendi që e shikonin me dyshim të madh. Ne do ta ndajmë me publikun edhe këtë pjesë të objektivave që kemi për pagat dhe pensionet, investimet e për të gjitha fushat. Pagat e mësuesve dhe të gjithë administratës do të rriten më tutje. 

shqiperi be

Sondazh

Poll