Aktualitet

Votimi i Këshillit Drejtues të RTSH/ Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë: Parlamenti tregoi se interesat e ngushta partiake mbizotëruan mbi interesin publik

AGSH ka shprehur zhgënjim për këtë votim në seancën e sotme plenare ndërsa shprehen në reagim se u zgjodh kryetar i Këshillit të RTSH, me konsensus politik zëdhënësi i Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Fatjon Hoxhalli.

17 Mars 2025, 16:19 Nga r.ll
Votimi i Këshillit Drejtues të RTSH/ Asociacioni i Gazetarëve
kuvendi

TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas votimit në Kuvend të përbërjes së Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.  AGSH ka shprehur zhgënjim për këtë votim në seancën e sotme plenare ndërsa shprehen në reagim se u zgjodh kryetar i Këshillit të RTSH, me konsensus politik zëdhënësi i Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Fatjon Hoxhalli.

Më tej thuhet se anëtarë të këshillit u zgjodhën edhe "zëdhënësi i zv.kryetarit të Parlamentit Blendi ÇUÇI; këshilltari i jashtëm i Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropalit; ish-zëvendësministri i Bujqësisë i Partisë Socialiste, i liruar nga detyra në 2024; një anëtar i Këshillit Kombëtar të PD; një ish-deputete e PD".

Sipas Asociacionit të Gazetarëve me zgjedhjen e shumicës së anëtarëve politikë, Parlamenti tregoi se interesat e ngushta partiake mbizotëruan mbi interesin publik.

REAGIMI I PLOTË: 

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh zhgënjimin për votimin e së hënës në Parlament, ku u zgjodhën anëtarët dhe kryetari i ri i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Në krye të Këshillit u zgjodh me konsensus politik zëdhënësi i Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, z. Fatjon Hoxhalli. Ndërkohë, anëtarë të këshillit u zgjodhën edhe: zëdhënësi i zv.kryetarit të Parlamentit Blendi ÇUÇI; këshilltari i jashtëm i Kryetares së Kuvendit Elisa SPIROPALIT; ish-zëvendësministri i Bujqësisë i Partisë Socialiste, i liruar nga detyra në 2024; një anëtar i Këshillit Kombëtar të PD; një ish-deputete e PD.

Shkrirja e Këshillit Drejtues të RTSH pak javë më parë, me propozimin e Komisionit të Medias dhe me votimin e Parlamentit, u duk si një sinjal i qartë se palët politike kishin vendosur t’i jepnin fund paligjshmërive politike.

Por me zgjedhjen e shumicës së anëtarëve politikë, Parlamenti tregoi se interesat e ngushta partiake mbizotëruan mbi interesin publik.

Anëtarët e Komisionit të Medias dhe më pas të Parlamentit i mohuan sot publikut mundësinë që RTSH të jetë një institucion dinjitoz dhe i pandikuar politikisht.

Në seancën e sotme plenare, Kuvendi miratoi si kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH-së me 74 vota pro Fation Hoxhallin. Anëtarë janë zgjedhur Enio Cvici, Pano Xhixho, Alket Braho, Zamira Kita, Lorenc Vangjeli, Bujar Kapexhi, Osman Mula, Petrit Beci, Rajmonda Bulku dhe Robert Budina

asociacioni i gazetareve te shqiperise kuvendi keshilli drejtues i rtsh

Sondazh

Poll