Aktualitet

Aksidenti tragjik në Greqi/ Taksisti shqiptar la pas një fëmijë 12 vjeç, miqtë e 47-vjeçarit: Ishte njeri i ndershëm, punonte me gruan ditë natë!

Ai ishte baba i një vajze 12-vjeçare dhe bashkë me gruan punonin ditë e natë me taksi që të mos i mungonte asgjë fëmijës. Miqtë e tij janë shpehur se ai ishte një njeri i ndershëm që punoi dhe ndërtoi jetën në Greqi.

17 Mars 2025, 15:27 Nga N.F
Aksidenti tragjik në Greqi/ Taksisti shqiptar la pas një
Aksidenti

GREQI- Një aksident i rëndë në Greqi i mori jetën taksistit 47-vjeçarit shqiptar. Bashkëshortja e tij është e shkatërruar nga humbja e bashkëshortit të saj ndërsa ai e la pas me një vajzë 12 vjeç. Taksisti humbi jetën në një aksident në Peristeri në orët e para të mëngjesit të së dielës kur mjeti i tij u përplas me një makinë. 

Mësohet se shqiptari kishte arritur të krijonte shtëpinë e tij dhe të rriste familjen në Greqi. Ai ishte baba i një vajze 12-vjeçare dhe bashkë me gruan punonin ditë e natë me taksi që të mos i mungonte asgjë fëmijës. Miqtë e tij janë shpehur se ai ishte një njeri i ndershëm që punoi dhe ndërtoi jetën në Greqi.

"Nuk kam fjalë për atë që ndodhi me të dhe familjen e tij.Është tragjike, fëmija i tij do të rritet pa baba që në moshë të vogël dhe gruaja e tij, e cila është një grua shumë e denjë, do të duhet të kuptojë humbjen e Giannis me gjithë guximin që i ka mbetur dhe të mbajë barrën e familjes. Kam punuar për dhjetë vjet me Giannis, një person i ndershëm dhe me zemër të pastër. Gjatë ditës, gruaja e tij ngiste taksinë dhe natën Giannis e ngiste për të siguruar jetesën. Nuk mund ta besoj se ai u largua kaq padrejtesisht, me te vertete... " tha një mik i shqiptarit.

Drejtuesja 22-vjeçare e mjetit të dytë e cila mbeti e plagosur, po trajtohet në Spitalin Attikon. Aksidenti u shkaktuar pasi ajo kaloi në semafor të kuq dhe është përplasur me shpejtësi të madhe me taksinë që drejtohej nga 47-vjeçari. Vajza është arrestuar pasi u konstatua se kishte konsumuar alkool mbi kufirin ligjor dhe pritet të dëshmojë në hetuesi mëngjesin e së martës.

aksidenti tragjik ne greqi

Sondazh

Poll