Aktualitet

Zhdukja e Merina Sylës në Francë/ Ambasada e Shqipërisë në Paris: E mitura është rikthyer te familja, gëzon shëndet të plotë

Sipas njoftimit të bërë publik nga Ambasada në rrjetet sociale, e mitura është shëndoshë e mirë dhe gëzon shëndet të plotë.

17 Mars 2025, 14:57 Nga B.Z
Zhdukja e Merina Sylës në Francë/ Ambasada e Shqipërisë
Foto ilustruese

KOSOVË - Ambasada e Shqipërisë në Paris ka njoftuar këtë të hënë se 15-vjeçarja nga Kosova, Merina Syla e cila ishte raportuar e zhdukur para 3 ditësh  është rikthyer te familja e saj.

Sipas njoftimit të bërë publik nga Ambasada në rrjetet sociale, e mitura është shëndoshë e mirë dhe gëzon shëndet të plotë.

Bëhet me dije se Syla jetonte në Strasburg dhe kishte humbur prej datës 14 mars. Zhdukja e shqiptares alarmoi autoritetet franceze dhe vuri në lëvizje Ambasadën shqiptare atje e cila sot ka njoftuar se e reja është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i Ambasadës

Pas interesimit nga media dhe publiku, Ambasada e Shqipërisë në Francë sqaron se, sot në mëngjes, menjëherë sapo është informuar nga të afërm të personit, Ambasada e Shqipërisë është mobilizuar dhe angazhuar për rastin e shtesases franceze me origjinë nga Republika e Kosovës, me banim në Strasburg të Francës, Merina Syla (15 vjeç), e cila kishte humbur kontaktet me familjen që prej datës 14 mars.

Pas bashkëpunimit të Ambasadës me autoritetet policisë franceze dhe familjen e vajzës dhe verifikime dhe ndjekjes në terren, njoftojmë se Merina Syla është rikthyer në shtëpi pranë familjarëve të saj dhe gëzon shëndet të mirë.

Në emër të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasada e Shqipërisë në Francë, falenderon autoritetet franceze dhe familjarët dhe të afërmit e vajzës për gatishmërinë dhe bashkëpunimin.

Screenshot 73

merina syla

Sondazh

Poll