Aktualitet

Grabitje me armë zjarri pranë një qendre tregtare në Prishtinë, plagoset rëndë një person dhe një nga grabitësit e dyshuar

I plagosuri, i cili ishte punëtori i një kompanie sigurimi, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtim mjekësor, ndërsa sipas raportimeve ndodhet në gjendje të rëndë.

17 Mars 2025, 16:08 Nga r.ll
Grabitje me armë zjarri pranë një qendre tregtare në
foto ilustruese

KOSOVË- Dy persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Kosovë, për shkak të një grabitje të ndodhur sot në afërsi të një qendre tregtare në Prishtinë, ku pati edhe të shtëna me armë zjarri. I plagosuri, i cili ishte punëtori i një kompanie sigurimi, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtim mjekësor, ndërsa sipas raportimeve ndodhet në gjendje të rëndë.

Mjeku në Emergjencën e QKUK-së, Agron Çitaku ka thënë se i plagosuri tashmë po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjike, ndërsa shtoi se ai ka plagë një pjesën abdominale. Pak momente më vonë, mjeku ka deklaruar se ka pranuar në spital edhe pacientin e dytë të plagosur me armë zjarri në rastin e grabitjes. Mjeku ka thënë se i plagosuri i dytë kishte plagë në këmbë dhe është futur po ashtu në sallë të operimit. 

“Në ora 11:00 ka ardhur një pacient, i plagosur me armë zjarri, i cili është trajtuar pas reanimimit. Është në sallë operative, është operuar dhe gjendet në kujdes intensiv. Po edhe nga ora 12:00 e kemi pasur edhe një tjetër, i cili gjithashtu është reanimuar dhe është në sallë operative. Edhe personi i dytë ka qenë i plagosur me armë zjarri. Personi i parë është i plagosur në abdomen, i dyti në këmbë”, ka theksuar Çitaku.

Sipas burimeve i plagosuri i dytë është i dyshuari për grabitje. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë një grabitjeje ndaj një fugoni që transportonte para. Hetuesit policorë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po ndërmarrin masa për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

grabitje ne prishtine

Sondazh

Poll