Aktualitet

Nëna e dehur përplasi në tokë foshnjën e saj, reagon policia: I mituri dërgohet në kujdesin e shërbimeve të qendrës sociale

Policia bën me dije se 37-vjeçarja është proceduar, ndërkohë që foshnja është marrë nën kujdes nga shërbimet sociale.

17 Mars 2025, 12:01 Nga B.Z
Nëna e dehur përplasi në tokë foshnjën e saj, reagon
Foto ilustruese

VLORË - Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua pak ditë më parë në qytetin e Vlorës ku një nënë rreth 37-vjeçare, në gjendje të dehur nga alkooli, ka përplasur disa herë fëmijën e saj 5-muajsh në tokë.

Policia bën me dije se 37-vjeçarja është proceduar, ndërkohë që foshnja është marrë nën kujdes nga shërbimet sociale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal H. L., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi më datë 14.03.2025, dyshohet se ka keqtrajtuar foshnjën e saj 5 muajsh. I mituri ndodhet në kujdesin e shërbimeve të qendrës sociale në Vlorë, ndërkohë që punohet për trajtimin e mëtejshëm të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

procedim policia vlore

Sondazh

Poll