Aktualitet

KPA konfirmon në detyrë prokuroren e Fierit, Violeta Shkurta

Kolegji vendosi me shumicë votash të ndryshojë vendimin e Komisionit për shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë së Fierit, Viloeta Shkurta dhe e konfirmoi atë në detyrë.

17 Mars 2025, 12:10 Nga B.Z
KPA konfirmon në detyrë prokuroren e Fierit, Violeta Shkurta
Violeta Shkurta

TIRANË - Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA njoftoi ditën e sotme vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Fierit, Violeta Shkurta. Vendimi u mor më 13 mars me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Mimoza Tasin dhe anëtare Albana Shtyllën, Ina Ramën e Natasha Mulajn, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të prokurores Violeta Shkurta.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 28 shkurt 2022 shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë së Fierit, Violeta Shkurta për përfundimet e arritura në kriterin e pasurisë. Vendimarrja e KPK u ankimua si e pabazuar prej prokurores Shkurta, pretendimet e të cilës janë gjetur të bazuara nga shumica e Kolegjit.

Violeta Shkurta e ka nisur karrierën si oficere e policisë gjyqësore në vitin 1989 dhe punoi prej gati dy dekadash si prokurore në Prokurorinë e Fierit. Prej vitit 2019, Shkurta u promovua si drejtuese e përkohshme e Prokurorisë së Fierit.

violeta shkurta kpa

Sondazh

Poll