Politike

Zgjedhjet parlamentare/ Ramës nuk i del e keqja me opozitën: PS është shanci i fundit për të dalë nga këneta!

Rama u shpreh se PS u ka dhënë mundësinë të gjithëve që ti bashkohen ndërsa përmendi rastin e Halit Valterit i ardhur nga palët kundërshtare. Rama tha me ironi se në fillim i është bashkuar PS-së nga inati por më pas sipas tij ka kuptuar se nuk ka si PS dhe ka qëndruar. 

17 Mars 2025, 09:41 Nga B.Z
Zgjedhjet parlamentare/ Ramës nuk i del e keqja me opozitën: PS
Edi Rama

TiranË - Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë ndaj opozitës gjatë takimit që mbajti këtë të hënë me kandidatët për deputëtë në Qarkun e Tiranës.

Rama u shpreh se PS u ka dhënë mundësinë të gjithëve që ti bashkohen ndërsa përmendi rastin e Halit Valterit i ardhur nga palët kundërshtare. Rama tha me ironi se në fillim i është bashkuar PS-së nga inati por më pas sipas tij ka kuptuar se nuk ka si PS dhe ka qëndruar. 

Rama e cilësoi me nota ironie Valterin si një hudhër për syrin e keq, ndërsa vijoi thumbat kundrejt opozits teksa u shpreh se PS është sipas tij shanci i fundit për të dalë nga këneta.

Rama: Ne duhet të jemi shumë të vendosur sepse është historia më në qendër se kurrë të një palë zgjedhje. Janë zgjedhjet më historike nga 2013 ose më saktë nga 91-92. Jam shumë besimplotë që kjo skuadër e pasqyron më së miri këtë moment. Beosj që është shumë e qartë për të gjithë që PS ju ka dhënë mundësinë të gjithëve që të shohin nëse nuk duan të vdesin në kënetë. Kemi një ballist këtu Halit Valteri që qëkur na njohu nuk na u nda më. Edhe ballistët e kanë mundësinë ti shmangen qëndrimit në kënetë. PS shanci i fundit për të dalë nga këneta. Shko tani dhe thuaju të tuve hajdeni këtu se mbetët në kënetë. Dhe me këtë hudhër për të mos marr më sysh po e mbyll.

edi ramazgjedhje 11 maj opozi

Sondazh

Poll