Politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Mandati më i fortë për PS-në! Qielli do të jetë kufiri i fitores!

Rama tha se ky është sipas tij mandati më i fortë për PS-në. Kreu i qeverisë u shpreh optimist për fitore ndërsa deklaroi se synimi kryesor është anëtarësimi në BE. 

17 Mars 2025, 09:31 Nga B.Z
Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Mandati më i fortë për PS-në!
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që zhvilloi këtë të hënë me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 Majit u shpreh se kjo datë është e rëndësishmë për të ardhmen e vendit.

Rama tha se ky është sipas tij mandati më i fortë për PS-në. Kreu i qeverisë u shpreh optimist për fitore ndërsa deklaroi se synimi kryesor është anëtarësimi i Shqipërisë në BE. 

Rama: Siç shkojmë nga Shkodra në Korçë me të njëjtën lehtësi do të shkojmë nga Portogalia në Polonia dhe askush nuk do na ndalojë. Këto janë zgjedhjet e 11 Majit në thelb dhe për këtë arsye ne duhet të bëjmë çmosin që në këto zgjedhje të marrim rezultatin më të mirë të të gjithë kësaj serie fitoresh. Më 11 Maj kemi radhën e 10 dhe do të marrim një fitore me notën 10, duke filluar nga Tirana ku qielli do të jetë kufiri. Në këto zgjedhje vlen llogaria e Shqiptarëve me të shkuarën të tashmen dhe të ardhmen. Na duhen 1 vit e gjysëm për ti vënë të gjitha gjërat në vijë dhe për të përmbyllur gjithçka. Kjo është kaq konkrete saqë e bën politikën shumë konkrete. Kanalizimet janë të rëndësishme, rrugë, shkollat, spitalet të gjitha janë shumë të rëndësishme por përtej të gjitha këtyre dhe e lidhur drejtpërdrejt me të gjitha këto qëndron ky moment, mandati më i fortë deri më sot për PS, për këtë forcë qeverisës që 2030 ta gjejë Shqipërinë në BE. BE vlerë e shtuar financiare për Shqipërinë. 

edi rama zgjedhje 11 maj anetaresim ne be

Sondazh

Poll