Politike

Joan Pelushi Kryepeshkopi i ri/ Rama: Kënaqësi që u zgjodh një shqiptar! Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë gjithnjë në misionin e Tij

Rama thotë se është një kënaqësi e rrallë që në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale është zgjedhur një shqiptar. Kreu i qeverisë uron më tej Pelushin që Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë gjithnjë në misionin e tij të udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë.

17 Mars 2025, 07:56 Nga B.Z
Joan Pelushi Kryepeshkopi i ri/ Rama: Kënaqësi që u zgjodh
Joan Pelushi

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me emërimin e Joan Pelushit si Kryepeshkopi i ri pas vdekjes së Fortlumturisë së tij Anastas Janullatos.

Në një postim në rrjete sociale Rama thotë se është një kënaqësi e rrallë që në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale është zgjedhur një shqiptar. Kreu i qeverisë uron më tej Pelushin që Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë gjithnjë në misionin e tij të udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë.

Reagimi i Ramës:

MIRËMËNGJES
dhe me kënaqësinë e rrallë të zgjedhjes së një shqiptari ndër më të mirët në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si edhe me urimin e posaçëm për Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin Joan Pelushi, që Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë gjithnjë në misionin e Tij të udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë

Sinodi i Shenjtë i kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh një ditë më parë për të zgjedhur kryepeshkopin e ri, pas vdekjes së kryepeshkopit Anastas Janullatos. Vetë kryepeshkopi i ndjerë në amanetin e tij i cili u hap pak ditë më parë kishte shkruar që në vendin e tij të emërohej një klerik shqiptar. 

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 25 janarit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar. Pas disa ditëve luftë me jetë kryepeshkopi mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e 25 janarit. 

edi rama kisha ortodokse autoqefale anastas janullato

Sondazh

Poll