Aktualitet

FOTOT/ Polic në gjak… vogëlushi vishet si snajperist ditën e shënuar të të atit. Semi, djali që përloti shqiptarët, d

13 Janar 2020, 21:02 Nga DOSJA
FOTOT/ Polic në gjak… vogëlushi vishet si snajperist ditën

TIRANË– Sot, në 107-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, vogëlushi Sem, zgjodhi të ishte pranë babait… Shkëlqim Alushi, i njohur edhe si Xen Alushi, bëri xhiron e rrjeteve sociale, kur një dedikim i tij për mungesën tek i biri gjatë lëkundjeve të muajit nëntor, vinte në dukje sakrificën e një babai.

Në 107-vjetorin e krijimit të policisë së shtetit, Semi ka shkuar në Yzberisht, aty ku sot u inagurua godina e re e RENEA-s. I veshur si snajperist ai qendron krah të atit, e ndoshta nga sot ka nisur të kuptojë më shumë për arsyet e mungesës së tij në familje. Në dedikimin e tij për të birin, Efektivi i RENEA-s shkruante: “Jam munduar gjithmone qe familjes dhe femijve te mi tju mesoj si ta mposhtin friken, por kisha harruar te mesoj veten se si te mos kem frike per ta,ne momente te veshtira “, e më tej kërkonte ndjesë pse nuk mund të ishte me të kur ai kishte më shumë nevojë.

Ndërkohë që gjatë ceremonisë së ndarjes së 11 “Medaljeve të Nderit” për punonjësit e Policisë së Shtetit që menaxhuan sipas Ministrisë së Brendshme më së miri situatën pas tërmetit të 26-nëntorit, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj përmendi edhe rastin e efektivit dhe tha: “Unë nuk besoj se ekziston një përkufizim i qartë për heroin, por nëse do të më duhej të bëja një propozim do të ishte pikërisht ky: Hero është ai ose ajo që në rastin kur është më shumë se kurrë i nevojshëm për të qenë pranë familjes së tij, nxiton për të ndihmuar fëmijët dhe familjet e të tjerëve. Më 26 nëntor të tillë kishte shumë, policë, zjarrfikës, ushtarë, personel shëndetësor, nëpunës, etj..Jam munduar gjithmonë që familjes dhe fëmijëve të mi t’ju mësoj si ta mposhtin frikën, por kisha harruar të mësoj veten se si të mos kem frikë për ta, në momente të vështira”, shkruante ato ditë Shkëlzeni, një anëtar i RENEA-s, teksa djali i tij i vogël, i frikësuar e kërkonte ta kishte të atin në shtëpi. Me pak fjalë, Shkëlzeni ka përshkruar në trajtë dramatike dilemën heroike me të cilën janë përballur të gjithë ata që në ato minuta të rënda u kthyen shpinën familjeve të tyre.

 

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi i reneas semi alushi xen alushi efektivi i reneas semi alushi xen alushi

Sondazh

Poll