Aktualitet

U gjet nga kalimtarët në gjendje të rëndë te Liqeni, ndërron jetë 53-vjeçari në Tiranë

13 Janar 2020, 18:55 Nga DOSJA
U gjet nga kalimtarët në gjendje të rëndë te Liqeni,

TIRANË- Një person është gjendur në gjendje të rëndë shëndetësore në Tiranë në orët e pasdites, ku edhe mësohet se ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur pranë Liqenit Artificial, rreth orës 18.00.

Ai është parë nga disa kalimtarë në gjendje të rëndë në zonën e “Liqenit Artificial” dhe është dërguar me ambulancë në spital, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Momentalisht po punohet për të zbardhur identitetin e viktimës.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Liqeni Artificial”, disa kalimtarë kanë konstatuar një shtetas rreth 53 vjeç në gjendje të rënduar shëndetësore, i cili është dërguar me autoambulancë në Spital, prej nga ku ka ndërruar jetë.Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të tjerë.Nga dëshmitë e marra nga dëshmitarët okular, paraprakisht  dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.Grupi hetimor po vijon hetimet për identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet liqeni artificial i tiranes vdes nje person tek liqeni ne tirane liqeni artificial i tiranes vdes nje person tek liqeni ne tirane

Sondazh

Poll