Aktualitet

Vendi i ‘byrekëve dhe i tavës me kos’ nuk ngelet bosh, kompania hungareze nis fluturimet pas daljes së “Fly Ernest” n

13 Janar 2020, 15:25 Nga DOSJA
Vendi i ‘byrekëve dhe i tavës me kos’ nuk ngelet bosh,

TIRANË– Vendi i “Fly Ernest”, kompania e fluturimeve që lajmëroi udhëtarët se pas 11 janarit nuk do të kishte më fluturime, nuk ka mbetur bosh. Vendin e saj e ka zënë kompania hungareze “Wizz Air”, e cila tashmë do të nisë fluturimet nga Tirana për në Milano, Bolonja, Venecia, Verona e Piza. Këtë gjë e ka bërë me dije vetë kompania me anë të një statusi në Facebook.

Të dashur shqiptarë dhe udhëtarë italianë: ne kemi lajme të mrekullueshme për ju! Ne do të kryejmë fluturime në 5 destinacione të reja mes Shqipërisë dhe Italisë nga 29 marsi, nga vendi i byrekëve dhe e tavës së kosit tek shtëpia e picës dhe makaronave,”– shkruhet në status.

POSTIMI I PLOTË: 

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka bërë me dije, se që nga data 11 janar, “Fly Ernest” nuk do të kryejë më asnjë fluturim. Vetë “Fly Ernest”, ka njoftuar të gjithë paagjerët, që nuk kanë mundur të fluturojnë për shkak të anulimeve, të kërkojnë një rimbursim të plotë të biletës së tyre duke plotësuar formularin e duhur ose duke shkruar në [email protected] ose [email protected] dhe duke kontaktuar Qendrën tonë:

 “Me të vërtetë na vjen keq për këtë kaos të jashtëzakonshëm. Lidhur me dispozitën e pezullimit: Pas parashikimit të Autoritetit Kombëtar të Aviacionit Civil (ENAC) të 29 dhjetorit 2019 në lidhje me pezullimin e përkohshëm të licencës sonë të operimit, ne e kemi të pamundur të operojmë me fluturime që prej datës 11.01.2020. Prandaj kërkojmë nga të gjithë pasagjerët tanë të mos shkojnë në aeroport”, thotë kompania. Licensa mund të rikthehet pas demonstrimit nga Ernest S.p.A. se ka përmbushur kërkesat e përcaktuara nga legjislacioni aktual për këtë çështje dhe për të marrë revokimin e provizionit të lëshuar nga ENAC. Ne kemi aktivizuar të gjitha veprimet që synojnë marrjen e revokimit të të njëjtës dispozitë, dhe na duhet kohë për të siguruar të gjitha provat e nevojshme, sipas Rregullores (KE) nr.1008 të vitit 2008, për të demonstruar qëndrueshmërinë tonë financiare të nevojshme për rifillimin e operacioneve tona,”– shkruhet më tej në njoftim.

(k.m/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fly ernest kompania wizz air fly ernest kompania wizz air

Sondazh

Poll